Autoritetet e Moskës kanë hedhur borë artificiale në qendër të qytetit për festat e Vitit të Ri, pasi ky është dhjetori më i nxehtë në kryeqytetin rus që nga viti 1886.

Bora artificiale ka sjellë argëtim edhe në mediat sociale.

‘WildWildMoscow’ ka shkruar në Twitter, " Me buxhetin e Moskës mund të blihet gjithçka, edhe dimri”.

"General Winter" shkruan se “Ky dimër është shumë i ndryshëm nga temperaturat e famshme nën zero që ndihmuan në mposhtjen e Napoleonit dhe Hitlerit.

Dimri i butë rus shihet si dëshmi e mëtejshme e ngrohjes globale, pjesë e një modeli që përfshin shkrirjen e akullit në rajonet polare.

Në këtë dhjetor temperatura më e ulët në Moskë arriti në 5.6 gradë celsius, duke thyer një rekord të dhjetorit të vitit 1886.

Disa muskovitë të cituar nga Moscow Times shprehen zhgënjimin për përpjekjet e autoriteteve për t'u dhënë atyre një ndjenjë të përshtatshme dimërore ruse.

Në fillim të këtij muaji, klimatologu rus Vladimir Semyonov tha se "dimrat e tillë janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale  dhe se ato do të ndodhin më shpesh".

Duke folur për agjencinë e lajmeve ‘RIA Novosti’, ai thase " Në 30 vitet e fundit temperaturat mesatare të dimrit në rajonin e Moskës janë rritur me katër gradë”.