Rusi, ministri i Mbrojtjes, Shoigu:
Në Siri testuam 162 armë të reja

Rusi, ministri i Mbrojtjes, Shoigu:<br />Në Siri testuam 162 armë të reja
RUSI-Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka deklaruar se fushata ushtarake e Rusisë në Siri ka qenë një test shumë i mirë për armët e reja të Rusisë dhe njësive të forcave speciale.

Gjatë një fjalimi në dhomën e ulët të parlamentit, Shoigu, tha trupat ruse në Siri kishin testuar 162 sistem armës, prej të cilave vetëm 10-të prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmërinë e tyre.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Rusisë, ka zbuluar se që prej fillimit të fushatës ushtarake në Siri, nga forcat ushtarake të Rusisë janë zhvilluar 1,760 misione.

Sipas asaj që ka deklaruar Shoigu, 90% e pilotëve ushtarak të Rusisë kanë përfituar eksperiencë luftimi gjatë konfliktit në Siri.

Numri i forcave ruse të cilat janë përfshirë në luftimet në Siri nuk është bërë publik, nga ana tjetër ekspertët shprehen se ky numër mund të jetë rreth 4000.

Rusia i dha qeverisë së Assad  një mbështetje të madhe ushtarake si dhe diplomatike gjatë konfliktit  6-vjeçar që përfshiu vendin, prej të cilit vlerësohet të kenë humbur jetën të paktën 300 mijë njerëz.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri