Rusia miratoi një projektligj, i cili shpall të jashtëligjshëm çdo formë të promovimit të homoseksualitet. Projektligji duhet të kalojë në dhomën e ulët, në Këshillin e Federatës dhe të nënshkruhet më pas nga presidenti Vladimir Putin.

Në bazë të këtij ligji të gjithë ata që promovojnë aktivitetet homoseksuale në Rusi do të ndalohen dhe organizatorët do të gjobiten deri në 5000 rubla ( 165 dollarë) për individ.

Më herët, dhjetëra njerëz, që demonstruan në mbështetje të të drejtave për homoseksualët u arrestuan jashtë parlamentit pas përleshjes mes aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshtarëve.

Gjithashtu policia arrestoi edhe disa aktivstë të cilët u përpoqën të kundërgjigjeshin me një protestë puthjesh masive përpara Parlamentit rus. Një akiviste u shpreh se qëllimi i vërtetë i këtij ligji është “kufizimi i të drejtave të minoriteteve seksuale dhe diskriminimi ligjor i tyre”.

Ndërkohë Amnesty International ka kritikuar ligjin e propozuar si “një sulm ndaj të drejtës së lirisë së shprehjes.” Vitin e kaluar gjykata e Moskës mori vendimin që për 100 vitet e ardhshme nuk do të lejohen paradat e homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transeksualëve.

Ndërkohë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka gjobitur disa herë Rusinë për moslejimin e mbajtjes së këtyre aktiviteteve në Moskë. Homoseksualiteti është i dekriminalizuar në Rusi në vitin 1993.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)