MOSKË- Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi sot poshtë akuzat e NATO-s mbi praninë e autokolonave ushtarake ruse në Ukrainë duke i cilësuar si të pabaza.
"Ne kemi hequr dorë tashmë nga vemendja për këto deklarata të pabaza të kryekomandantit të forcave aleate të NATO-s në Evropë, Philip Breedlove, sipas të cilave autokolana ushtarake ruse janë nisur drejt Ukrainës", deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konachenkov, cituar nga agjencia publike e lajmeve "Ria Novosti"./ATSH/