MOSKË, 6 mars /ATSH-AFP/ - Shefat e diplomacisë ruse dhe gjermane kërkuan sot zgjatjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë dhe dyfishimin e numrit të vëzhguesve, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
"Gjatë një bisede telefonike, Sergei Lavrov dhe Frank-Walter Steinmeier u shprehën për zgjatjen e misionit të mbikëqyrjes të OSBE-së dhe riforcimit të saj në 1 000 vëzhgues kundër rreth 450 aktualisht, me qëllim për të garantuar një kontroll efikas të armëpushimit mes forcave të Kievit dhe rebelëve prorusë", theksoi ministria në një komunikatë.
Të martën presidenti amerikan, Barack Obama, homologu france, François Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe kryeministrat britanik, italian dhe polak, David Cameron, Matteo Renzi dhe Donald Tusk kishin kërkuar gjithashtu riforcim të mjeteve të OSBE-së në Ukrainë./
/ec/