Rusi, ndalohet pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale e ish gazetares Duntsova

Rusi, ndalohet pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale e ish gazetares Duntsova

Yekaterina Duntsova

Gjykata e Lartë e Rusisë mbajti në fuqi vendimin për të ndaluar kandidimin në zgjedhjet presidenciale të marsit të 2024 për ish gazetaren Yekaterina Duntsova, e cila është kundër luftës në Ukrainë. Njoftimin mbi vendimin e gjykatës e bëri vetë zonja Duntsova të mërkurën.

Anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve votuan njëzëri për të mos pranuar kandidaturën e zonjës Duntsova, duke përmendur një “numër shkeljesh” në dokumentet, që ajo kishte dorëzuar për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm.

Në një postim në platformën Telegram, zonja Duntsova konfirmoi se apeli i saj kundër vendimit ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë.

Ajo tha se tani planifikon të formojë një parti politike për njerëzit që duan “paqe, liri dhe demokraci”, që sipas ish gazetares Duntsova, përfaqësojnë miliona rusë, zëri i të cilëve nuk po përfaqësohet.

Yekaterina Duntsova, e cila nuk njihet mirë në Rusi, gjë që e ka pranuar edhe vetë, por që ka një grup të fortë mbështetësish prej mijëra njerëzish në vendin me 140 milionë banorë, i ka thënë më parë agjencisë së lajmeve Reuters se ajo është përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga gara për president të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimet e tij janë të bazuara në rregullat në fuqi dhe se përgjegjësia e tij është të garantojë respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë ata që duan të bëhen kandidatë për president.

Presidenti aktual Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër për më shumë se 20 vjet dhe nuk përballet me konkurrencë serioze, pritet të fitojë me lehtësi një mandat tjetër gjashtë vjeçar në muajin mars.

Kremlini përmend sondazhet, të cilat i japin 71 vjeçarit Vladimir Putin 80 për qind mbështetje për punën e tij si president i vendit dhe thotë se shumica e rusëve mbështesin luftën në Ukrainë, që Moska e quan si “Operacion Special Ushtarak”./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?