Rusi, pamje të jashtëzakonshme, stuhi dëbore dhe erëra të fuqishme deri në 136 km në orë

Temperatura ekstremisht të ulëta dhe stuhi të fuqishme dëborë kanë goditur këto ditë Rusinë , me erëra të cilat mund të shkojnë deri në 136 kilometra në orë. Në pamjet të cilat janë bërë virale, banorët e qytetit të Vladivostokut mezi qëndrojnë në këmbë.

Erërat ishin aq të forta sa edhe makinat e parkuara lëviznin dhe njerëzit zor qëndronin në këmbë.

Në një nga videot që u shpërnda nga kadetët detarë, ata shfaqen mezi duke qëndruar në këmbë nga erërat e fuqishme.

 ‘Ishte një mik i imi që na filmoi, nuk e kam idenë se si ai arriti të qëndronte pa lëvizur. Do të kishim qëndruar brenda nëse nuk do të ishim aq të uritur’, tha kadet Alan Girfanov.

Dëmi material nuk është vlerësuar ende, por dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të  lëndimeve të marra nga përplasjet në akull. Temperaturat e ulëta janë normale në këtë kohë të vitit, por erërat tejet të fuqishme e vështirësuan dukshëm punën e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive