RUSI – Paradë madhështore në Moskë me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik


MOSKË, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Rreth 10 000 persona parakaluan sot në qendrën e Moskës me rastin e 98 vjetorit të Revolucionit bolshevik të vitit 1917, me kërkesë të partisë komuniste ruse, njoftuan organizatorët.
Demonstruesit nisën paradën në sheshin Pushkin për tu drejtuar në sheshin e teatrit ku ndodhet busti i Karl Marksit, shumë pranë Kremlinit. Ata valëvitnin flamuj të kuq me portretet e Leninit dhe në duar mbanin pankarta me slogane  "Për drejtësinë sociale", "Për një jetesë më të denjë të këtij vendi", referuar medias.
"Rroftë populli punëtor ! Rroftë kombi fitimtar !, nisi tubimin me këto slogane lideri i Partisë komuniste, Guennadi Ziouganov.
"Parakalimi nisi disa minuta pas përfundimit të një parade madhështore ushtarake në sheshin e Kuq, organizuar në kujtim të paradës historike të 7 nëntorit 1941 ku pjesëmarrësit ishin nisur menjëherë në vijën e frontit, që ndodhej në atë periudhë disa dhjetëra kilometra nga Moska, për të luftuar kundër forcave naziste./
/v.b/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social