Rusi, paralajmërohen manovra të mëdha ushtarake në shtator

Rusi, paralajmërohen manovra të mëdha ushtarake në shtator

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu

Rusia do të mbajë muajin e ardhshëm manovrat më të mëdha luftarake në gati katër dekada, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në manovra do të marrin pjesë edhe forca kineze dhe mongole. Manovrat e koduara me emrin Vostok-2018 do të përfshijnë rreth 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë ushtarakë, dy nga flotat detare ruse dhe të gjitha njësitë ajrore të saj, tha ministri Shoigu në një deklaratë.

Manovrat zhvillohen në një kohë kur janë rritur tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë, e cila është e shqetësuar rreth asaj që e quan një përforcim të pajustifikuar ushtarak të NATO-s në krahun e saj perëndimor. NATO-ja thotë se i ka shtuar forcat e saj në Evropën Lindore për të penguar një veprim të mundshëm ushtarak rus pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes prej saj të një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore.

Kina dhe Rusia kanë marrë pjesë edhe më parë në stërvitje të përbashkëta ushtarake, por jo në një shkallë kaq të madhe. Një zëdhënësi i NATO-s tha se Rusia e kishte informuar Aleancën rreth manovrave dhe se NATO-ja do t’i vëzhgojë ato./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare