Rusi, përgjimet e CIA, Lavrov: Nuk
mbaj telefon gjatë negociatave

Rusi, përgjimet e CIA, Lavrov: Nuk<br />mbaj telefon gjatë negociatave
RUSI-Shefi i Diplomacisë , Sergei Lavrov, ka deklaruar se ai tregonte një kujdes të veçantë për shkak të shqetësimit se mund të jetë një objektiv i përgjimeve nga Agjencia Qëndrore e Inteligjencës së SHBA-së.
 
“Personalisht, përpiqem që të mos e kem me vete telefonin kur kam negociata që kanë të bëjnë me çështje delikate", ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë gjatë një konference me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.
 
Lavrov, i cili është zakonisht pjesë në zhvillimin e negociatave të një rëndësie të veçantë, ashtu si është lufta në Siri apo më herët edhe programi bërthamor i Iranit, është marrë në pyetje pas publikimit nga WikiLeaks të disa mijëra dokumentash të cilat supozohen se kanë dalë nga CIA dhe kanë informacion mbi mënyrat e përgjimit të agjencisë amerikane të inteligjenës.
 
Nga ana e ministrit rus nuk ka munguar as ironia në lidhje me aftësinë e CIA-s për të përgjuar nëpërmjet telefonave dhe sipas dokumentave të publikuar nga WikiLeaks edhe nëpërmjet televizorëve "smart".
 
"Piratët e CIA-s mund të hyjnë në smartfonë, televizorë, por gjithashtu, kam dëgjuar, edhe në frigoriferë, për të krijuar probleme në rrjetet elektrike", ka deklaruar Lavrov.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit