Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një aksident automobilistik ku pas përplasjes së dy autobusëve ka pasur disa të vdekur e të plagosur, e cila ka ndodhur këtë të martë në Rusi.
Bëhet e ditur se të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi dy autobusë me pasagjerë u përplasën me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Don”, në rajonin e Voronezh. Dy autobusët mësohet se ishin nisur në drejtim të Moskës jugore.

Paraprakisht dyshohet se një prej tyre kishte ndaluar në anë të rrugës, për shkak të një defekti, kur autobusi tjetër i ra nga pas.
Komento
Komente

