Rusi, pret nga SHBA të kërkojë falje pasi Biden e quajti Putin një vrasës

Rusia pret nga SHBA të kërkojnë falje pasi Presidenti Joe Biden tha se ai mendonte se homologu i tij rus Vladimir Putin ishte një vrasës dhe kërcënoi se mund të hakmerrej kundër Uashingtonit nëse nuk merr një reagim të tillë.

Reagimi i Rusisë erdhi pas një interviste ekskluzive të Biden  ku ai u shpreh se ai besonte se presidenti rus ishte një vrasës. Ai e përshkroi Putinin si një person pa shpirt dhe premtoi se Rusi do të paguante një çmim të rëndë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2020, diçka që Kremlini e mohon.

Në një lëvizje tepër të pazakontë pas intervistës së Biden, Rusia të Mërkurën thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime urgjente mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes palëve.

Konstantin Kosachyov, nënkryetari i dhomës së sipërme të parlamentit, tha se komentet e Biden ishin të papranueshme dhe do të ndikonin në përkeqësimin e marrëdhënieve në mënyrë të pashmangshme dhe  sipas i dha fund çdo shprese në Moskë për një ndryshim të politikës së SHBA nën një administratë të re të SHBA. Sipas nënkryetarit të parlamentit rus, vendimi për tërheqjen e ambasadorit për konsultime, ishte i duhuri në këtë situatë.

"Unë dyshoj se nuk do të jetë i fundit nëse nuk vjen asnjë kërkesë falje nga pala amerikane. Ky lloj vlerësimi nuk lejohet të dalë nga goja e një burri shteti. Kjo lloj deklarate nuk është e pranueshme në asnjë lloj rrethanë, ” tha Konstantin Kosachyov.

Kremlini nuk i është përgjigjur ende publikisht komenteve të Biden, por ka të ngjarë ta bëjë këtë më vonë të enjten.

Lidhjet e Rusisë me Perëndimin, janë në nivelet më të ulëta që pas luftës së Ftohtë, veçanërisht pas arrestimit të liderit opozitar Alexei Navalny. Rusia e ka hedhur poshtë atë si ndërhyrje të papranueshme në punët e saj të brendshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Mesazhi i Putin për Biden pasi e quajti vrasës: I uroj shëndet! Ne projektojmë tek të tjerët atë që jemi vetë

Deklarata e presidentit amerikan Joe Biden se homologu i tij rus do të "paguante një çmim" për pretendimin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2020 dhe konfirmimi nga ana e tij se presidenti rus është "vrasës", ka ngjallur reagime të shumta në Moskë. I fundit që ka reaguar është presidenti Putin, i cili ka përdorur një gjuhë shumë më diplomatike se Biden.

"Sa i përket deklaratës nga homologu im amerikan, ne me të vërtetë e njohim mirë njëri-tjetrin, ashtu siç e tha edhe ai. Çfarë do t'i përgjigjesha atij? Unë do t'i thoja: Rri i shëndetshëm! Të uroj shëndet të mirë", tha presidenti rus, duke theksuar se fjalët e tij nuk ishin shaka apo ironi.

Putin  në një gjuhë të kujdesshme dhe tejet thumbuese ai tha se qenia njerëzore projekton mbi të tjerët atë që mendojnë për veten e tyre.

"Ne gjithmonë i shohim cilësitë tona në një person tjetër dhe mendojmë se ai është i njëjtë me ne. Në këtë mënyrë ne vlerësojmë veprimet e tij dhe japim një vlerësim në përgjithësi", deklaroi Putin.

Putini theksoi se SHBA duhet të marrin në konsideratë interesat ruse. Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme ishte deklaruar se Rusia pret nga SHBA të kërkojnë falje dhe kërcënuan se mund të hakmerrej kundër Uashingtonit nëse nuk merr një reagim të tillë. Në një lëvizje tepër të pazakontë pas intervistës së Biden, Rusia të Mërkurën thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime urgjente mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes palëve. Sipas nënkryetarit të parlamentit rus, vendimi për tërheqjen e ambasadorit për konsultime, ishte i duhuri në këtë situatë dhe paralajmëroi se kjo lloj deklarate nuk është e pranueshme në asnjë lloj situatë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë