RUSI- Këtë të djelë mijëra rusë kanë dalë në rrugët e Moskës për të dënuar ndërhyrjen e ushtrisë së Kremlinit në konfliktin mes Kievit dhe filo-rusëve në Ukrainën Lindore.

Kjo protestë anti-qeveritare ishte më e madhja e organziuar qysh nga Prilli i këtij viti, në kohën kur filloi dhe kriza ukrainase dhe që përfshiu shumë shpejt dhe rusinë.

Në rrugët e kryeqytetit rus u derdh një kolonë e madhe protestuesish, duke përfshirë shumë aktivistë dhe të opozitës, për të dënuar publikisht ndërhyrjen dhe rolin e Moskës zyrtare në një konflikt që i ka kushtuar jetën gati 3000 personave dhe ka dëmtuar rëndë dhe marrëdhëniet me Kievin.

Protesta mendohet të jetë nxitur dhe për arsye se shumë media ruse po bojkotojnë lajmet që vijnë nga Perëndimi për një përfshirje direkte në konflikt të ushtrisë së vendit. Të shumtë kanë qënë protestuesit që mbanin në duar flamujt ukrainas dhe pankarta të shumtë ku shkruhej: “Jo luftës”, “Putin, mjaft gënjeve” dhe “Ukrainë jemi me ty”.

Një nga organizatorët e protestës, Sergei Davidis, deklaroi se ditën e sotme në rrugët e Moskës kanë demostruar me “dhjetra mijëra” qytetarë. Policia nga ana e saj, e akuzuar dhe më parë për tendenca minimizuese gjithmonë kur proteston opozita, deklaron se protestuesit nuk kanë qenë më shumë se 5 mijë veta.

protesta rusi

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)