Rusi, Putin: Marrëdhëniet me Turqinë
janë duke u përmirësuar shpejt

Rusi, Putin: Marrëdhëniet me Turqinë<br />janë duke u përmirësuar shpejt
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë takimit të tij me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u përmirësuar me  shpejtësi.
 
" Ne jemi të vendosur të përmirësojmë edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta dhe të rëndësishme mes dy vendeve dhe ky takim mbylli procesin e normalizimit të tyre", është shprehur Erdogan.

Nga ana tjetër presidenti Vladimir Putin është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve, tashmë janë ato të një partneriteti të vërtetë.

"Mund të themi se marrëdhëniet tona janë bërë ato të një partneriteti të vërtetë, me një bashkëpunim shumëformësh”, ka deklaruar Putin.
 
Ai gjithashtu ka shtuar se  Rusi e konsideron Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm duke thënë se tashmë mes dy vendeve ekziston edhe një bashkëpunim ushtarak.

Gjatë këtyre dy viteve të fundit marrëdhëniet e Moskës me Ankarasë nuk kanë qenë të mira. Dy shtetet janë të përfshira si aletate të forcave kundërshtare në luftën civile në Siri dhe në vitin 2014, rrëzimi i një avioni luftarak rus nga avionët turq në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, acaroi edhe më shumë marrëdhëniet e dy vendeve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit