RUSI- Rusët duhet t’u thonë lamtumirë sharjeve në masmedia, në televizion, kinema, teatër dhe koncerte. Presidenti rus Vladimir Putin ka nxjerrë së fundmi një ligj që ndalon sharjet në platformat mediatike dhe në çdo formë arti të publikuar. Duma ruse, dhoma e ulët e parlamentit, e ka miratuar këtë ligj, që parashikon gjoba për shkelësit, nga 50 euro për individët e deri në 1000 euro për personat juridikë.
Nëse edhe senati do t’i thotë po, ligji do të hyjë në fuqi që më 1 korrik të këtij viti. Presidenti Putin vazhdon ta çojë përpara fushatën e tij me ligje shtypëse në kufijtë e absurdit, që nga ndalimi për të folur për homoseksualët e deri tek pamundësia për të sharë dikë.
Ligji i diskutueshëm parashikon edhe që CD-DVD dhe çdo publikim tjetër që nuk përfshihet në shtyp duhet të shiten me siglën paralajmëruese “përmban sharje” nëse kanë të tilla. Lista e sharjeve të jashtëligjshme nuk është përgatitur akoma, me këtë do të merret një komision i përbërë nga ekspertë të pavarur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com