Rusi, Putin sërish president:
Premtova dhe fitova

Rusi, Putin sërish president:<br />Premtova dhe fitova
MOSKE-  Rusia kurorëzon Vladimir Putin si president duke i dhënë mandatin e tretë, pas atyre nga viti 2000 deri më 2008.

Ish agjenti i Kgb-së arrin të marrë 64.3 % të votave, nga 98.47 për qind të votave të numëruar. Rezultatet u bënë të ditura nga Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve.

Putin u tha mbështësve të tij të mbledhur në sheshin Manezh të Moskës se “kishte fituar një betejë të hapur dhe të ndershme”. Por opozita e akuzon për mashtrim dhe planifikon të zhvillojë një protestë mbrëmjen e së hënës.

“Faleminderit të gjithëve që i thanë ‘po’ Rusisë së madhe. Kemi fituar një luftë të ndershme dhe të drejtë. Këto nuk ishin vetëm zgjedhjet për presidentin e Rusisë. Këto ishin një provë e rëndësishme për të gjithë ne”- u tha Putin mbështetësve të tij.   Në Çeçeni raportohet se 99.73 për qind e votave ishin në favor të Putinit.

Kandidati komunist Ghennadi Ziuganov doli i dyti me 17.19% të votive, i ndjekur nga oligarku Mikhail Prokhorov (7,8%). I Katërti doli lideri ultranacionalist, kreu i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovski me 6,2% të votive, dhe i fundit Serghiei Mironov (3,8%). Pjesëmarrja në votime ishte 65.3%.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit