Një bombardues strategjik rus Tupolev Tu-95 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë.
Si pasojë gjashtë anëtarë të ekuipazhit ndërruan jetë në vendngjarje dhe njq tjetër mbeti i plagosur njoftuan autoritetet ruse.
"Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar në rajonin Amur. Sipas raporteve fillestare, gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua në një strukturë mjekësore", raportoi Ministria e Mbrojtjes.
Tu-95MS është një nga bombarduesit strategjikë të Rusisë dhe është i aftë të mbajë armë bërthamore. Avionë të këtij lloji janë përdorur edhe për lëshimin e raketave të lundrimit gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës.









Komente
Komento