Rusi/ Rritje dramatike e rasteve ditore me COVID-19

Rusi/ Rritje dramatike e rasteve ditore me COVID-19


Përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë pesë ditëve të fundit, ndërsa numri i rasteve të reja ditore arrin nivelin më të lartë që nga qershori.

Numri ditor i të infektuarve arriti maksimumin e tij që nga qershori, duke arritur sot në 8 232, që është numër shumë më i lartë se 4 729 që u regjistruan më 1 shtator.

“Ndërkohë, numri i përgjithshëm i pacientëve tejkaloi 1,16 milionë, ndërsa numri i rasteve aktive qëndron në 194 861”, thuhet në raportin ditor të autoriteteve ruse.

Gjatë ditës së djeshme 6 479 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 952 399.

Presidenti rus Vladimir Putin u kërkoi rusëve mos harrojnë se rreziqet vazhdojnë pasi “pandemia nuk ka mbaruar”.

“Dua ta mbani mend këtë dhe të tregoni përgjegjësinë më të madhe për veten tuaj dhe për ata që janë pranë jush. Ju kërkoj të ndiqni të gjitha rekomandimet nga mjekët dhe specialistët. Na duhet kjo për sigurinë, për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha Putin.

Ai shtoi se dihet shumë më tepër për këtë sëmundje sot sesa disa muaj më parë, veçanërisht për mënyrën e reagimit dhe ndërtimit të masave parandaluese.

“Por, tani rezultati i përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar përhapjen e virusit varet nga të gjithë, në mënyrë që të mos kemi nevojë të përdorim kufizime të shkallës së gjerë siç bëmë në pranverë, që siç e thash së fundmi, është një praktikë që dobëson ekonominë dhe kjo është një barrë për të gjithë”, nënvizoi Putin.


Lajmi kryesor:

Në Itali 19 vdekje dhe 1851 raste të reja Covid! Mbi 33.6 milionë të prekur në botë… New York-u më shumë viktima se Spanja dhe Franca


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë