Ekonomitë në të gjithë Bashkimin Europian humbasin rreth 40 miliardë në vit, shifër kjo që mund të rritet gjatë vitit 2015 nëse sanksionet kundër Rusisë vijojnë të mbeten në fuqi.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi përfaqësuesit e shoqatës së biznesit europian se Moska do të zhvillojë një strategji afatgjatë hakmarrje në përgjigje të sanksioneve europiane, sipas tij, të paligjshme. “Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Europian kanë arritur një një pikë kur vendimet që duhet të merren do të ndikojnë ndërveprimet në të ardhmen.
Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten tonë nga kufizimet e paligjshme, Ky është një program afatgjatë që do të fillojmë ta zbatojmë shumë shpejt.” Lavrov bëri thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë që synojnë ndërmarrjet shtetërore dhe individët. Më pas Rusia do të anulojë ndalimin e importeve ushqimore kundër BE-së, e cila mund t’i kushtojë sipas tij rreth 6.6 miliardë euro dëm në eksporte.
Por, pavarësisht ngecjeve diplomatike, Rusia duket të jetë ende e interesuar për krijimin e një zone të tregtisë së lirë me BE-në. Një muaj më parë, NATO tha se Rusia kishte ende mijëra trupa lufatarake dhe qindra tanke në Ukrainën lindore që mbështesin separatistët pro-rusë. Rusia i mohon akuzat, por nga ana tjetër thotë se ka të drejtë të mbrojë interesat e shumicës rusisht-folëse në rajon. Ndërkaq, Kremlini ka njoftuar se Putin dhe Poroshenko mund të zhvillojnë bisedime në një samit të krerëve aziatikë dhe europainë në Milano që do të mbahet më 16 dhe 17 tetor.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com