Numri i të diagnostikuarve pozitivë me infeksionin e koronavirusit deri më tani në Rusi ka shkuar në 667.883, ndërsa bilanci i totalit të viktimave ka arritur në 9.859.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve me qendër në Moskë njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.718 raste të reja dhe 176 viktima.
Numri i të shëruarve është rritur në 437.893, me 8.915 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në kryeqytetin Moskë janë regjistruar 659 raste të reja Covid, për një total prej 223.530, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.904, me 34 viktima të reja.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Në rajonet më pak të goditura, kohët e fundit autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.
Gjithashtu nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.
Lajmi kryesor:
Në Itali regjistrohen 15 viktima! Bota në pragun e 11 milionë rasteve të Covid-19… Rekord i ri në SHBA, në 24 orë 53 mijë raste të reja
