RUSI - Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së hënës një pallat luksoz në Moskë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe tre të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, shpërthimi ndodhi në hollin e katit të parë të ndërtesës Scarlet Sails, duke dëmtuar rëndë tavanin dhe duke thyer xhamat.

Autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si një rast kriminal, ndërsa zëdhënës të shërbimeve të urgjencës konfirmuan për Ria Novosti se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.


Lajmi kryesor:

Atentat në Moskë/ Vritet Sarkisyan, themeluesi i trupave ArBat! Lideri paramilitar pro rus i Donjetskut kërkohej nga Kievi, u hodh në erë brenda shtëpisë luksoze (VIDEO)