Rusi/ Sulm me kallashnikov pas takimit të presidentit Putin, vritet një polic dhe 2 agresorët (VIDEO)

RUSI- Tre persona ka hapur zjarr në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në qendër të Moskës, duke shkaktuar 1 oficer të vrarë e të paktën 5 të plagosur.

Agresorët qëlluan me armë automatike kallashnikov në hollin e ndërtesës, më pas dy nga ata u vranë nga policia e armatosur dhe i treti u fsheh mbrapa disa pallateve.

Të shtënat ndodhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin.

Detajet nuk  janë ende të qarta, por sipas disa informacioneve nga mediat në Moskë dy oficerë janë plagosur rëndë dhe një tjetër është vrarë.

Në disa pamje të postuara në mediat sociale, dëgjohet zhurma e të shtënave me armë në zonë ndërsa video të tjera treguan persona të armatosur duke ikur nga selia e FSB në Sheshin Lubyanka. 

Pesë ambulanca u panë gjithashtu duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi ndodhi në prag të ditës së shërbimeve të sigurisë, një festë e veçantë për stafin e sigurisë në Rusi, ku edhe Vladimir Putin ishte në takim.

Foto nga ngjarja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Të shtënat në Moskë, agresor ishte rusi 39 vjeçar Evgeni Manyurov (VIDEO)

Mediat ruse kanë publikuar identitetin e burrit që hapi zjarr pranë selisë së shërbimeve federale të sigurisë (FSB) mbrëmë në Moskë. Sipas tyre agresori ishte 39 vjeçari  Evgeni Manyurov, me kombësi Ruse.

Ai jetonte në Podolsk, kishte një diplomë në drejtësi dhe punonte për një kompani private të sigurisë.

Gjatë sulmit të djeshëm, Evgeni i pajisur me kallashnikov hapi zjarr në rrugë ‘Lubyanka’ duke vrarë një agjent dhe plagosur pesë të tjerë, përpara se edhe ai vet të vritej nga autoritetet të cilat kanë hapur një hetim për terrorizëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trim Ruse: 20/12/2019 13:37

    Tek neve ndodhe e kunderta .. Politikanet Kriminel Kane vrare Popullin dele ..qe nga 90 e sote...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja