Rusi, termocentral lundrues për në zonat më të izoluara të vendit

Rusi, termocentral lundrues për në zonat më të izoluara të vendit

Ndërsa 5 muaj më parë, Agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë, “Rosatom”, e cila ndërtoi centralin e parë të Turqisë të energjisë bërthamore “Akkuyu”, deklaroi se dy reaktorët e centralit të vetëm lundrues bërthamor në botë, “Akademiku Lomonosov” janë të gatshme për t’u vënë në veprim, duket se dje ka qënë dita e lundrimit të parë.

Stacioni i parë i energjisë bërthamore ruse lundruese ka arritur në bazën e tij të përhershme në ngushticën e Beringut.

Me emrin 'Akademiku Lomonosov', termocentralit lundrues iu desh të udhëtonte 5,000 kilometra në tre javë, duke kaluar Detin Arktik në Chukotka, dhe tani ai mund të bëhej operacional brenda një kohe të shkurtër, siç pretendohet nga guvernatori rajonal, Roman Kopin. "Shpresojmë të marrim kilovatët e parë të energjisë në dhjetor. Do të kemi energji elektrike për të gjithë qytetin e Pevet dhe për banorët e tij".

Energjia për rajone të izoluara

Me termocentralin lundrues mini-nuklear, Rusia synon të garantojë qasje në energji elektrike edhe në zonat më të izoluara të vendit. Në Chukotka 'Akademiku Lomonosov' zëvendësoi një termocentral me qymyr, i cili u çmontua.

Megjithëse autoritetet janë të sigurt për besueshmërinë e projektit, grupet mjedisore si Greenpeace kanë shprehur frikë për rreziqe të mundshme që lidhen me sigurinë e mjedisit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri