Godina e një universiteti në Shën Petersburg është shembur pjesërisht duke zënë nën rrënoja një numër të kosiderueshëm studentësh raportojnë mediat ruse. Rreth 24 persona janë të bllokuar por shërbimet e emergjencës po punojnë për nxjerrjen e tyre nga godina.
Autoritetet ruse raportojnë se nuk pati asnjë viktimë dhe u shprehën se 80 persona u evakuan nga godina e universitetit.
Ministria e Jashtme Ruse tha se incidenti ndodhi për shkak të rinvimeve që po bëheshin në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve të Teknologjive të Informacionit, Mekanikave dhe Optikës (ITMO).
ITMO ndodhet në qendër të Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i madh në Rusi.