RUSI - Masat e sigurisë janë shtuar në Gjykatën e Moskës ndërsa vajzat e grupit Pussy Riot do të apelojnë vendimin që i dënoi me nga dy vite burg.
Tre vajzat që kritikuan Presidentin Vladimir Putin gjatë një performance në Kishën ortodokse ruse u shpallën fajtore në 17 gusht nën akuzën e huliganizmit të motivuar nga urrejtja fetare. Vendim që u shoqërua me një valë kritikash të ashpra të perëndimit ndaj qeverisjes së Kremlimit duke vënë në dyshim pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Në këtë fushatë mbështetjeje për Pussy Riot u përfshinë emra të njohur të botës së artit si muzikanti britanik Paul Mçartney apo këngëtarja e popit Madona. Në prag të seancës dëgjimore për apelimin e vendimit, Kisha ortodokse ruse u ka bërë thirrje vajzave të pendohen që të mund të reduktohet masa e dënimit.
Një sondazh i fundit i kryer në Rusi tregonte se më shumë se gjysma e qytetarëve janë kritik ndaj asaj çka kanë bërë vajzat e Pussy Riot dhe e konsiderojnë dënimin e tyre me dy vite burg si të drejtë.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com