“Hera e fundit që u përballa me vdekjen ishte në vitin 1941, gjatë betejës së Moskës. Mora një plagë në mushkërinë time të djathtë. Por, në atë kohë isha mjaft i ri dhe u shërova menjëherë,” tha veterani rus i Luftës së Dytë Botërore, 102-vjeçari Nikolai Bagayev pasi kishte arritur të mposhte për të dytën herë vdekjen, kësaj radhe në përballje me COVID-19.
Bagayev, i cili në momentin që u shtrua në spital kishte mushkëritë e dëmtuara në masën 80%.qëndroi për më shumë se një muaj i shtruar në Korolyov afër Moskës doli të enjten në mbrëmje.
Ndërkohë që në mposhtjen e sëmundjes ai i ka dhënë meritat më të mëdha mjekëve.
“Këtë herë u mbështeta kryesisht te mjekët dhe kishte disa raste që për pak do të humbisja shpresën dhe guximin. U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Ishte e vështirë, por mund të shihja se si mjekët po luftonin për të më shëruar dhe i ndihmova ata. Heronjtë janë ata”” tha Bagayev kur doli nga spitali, i veshur me uniformë ushtarake.
Bagayev bën pjesë te një grup veteranësh të cilët respektohen në Rusi për rolin e tyre në mposhtjen e Gjermanisë naziste. Në maj, ai mori pjesë në paradën vjetore të kësaj fitoreje në Sheshin “Parade”, së bashku me Presidentin Vladimir Putin.
Bagayev jetoi shumë nga kapitujt e trazuar të Bashkimit Sovjetik tashmë të shkatërruar dhe u plagos dy herë gjatë luftës, njëra prej të cilave ishte plagosje mjaft e rëndë.
Pas luftës, Bagayev punoi në republikën sovjetike të Kazakistanit, ku ndihmoi në ndërtimin e kozmodromit “Baikonur”, kozmodrom i cili në vitin 1961 dërgoi njeriun e parë në hapësirë, Yuri Gagarin.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41