Rusi, Vladimir Putin do të garojë
sërish për postin e Presidentit

Rusi, Vladimir Putin do të garojë<br />sërish për postin e Presidentit<br>
Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se do të kërkojë një tjetër mandat presidencial në zgjedhjet e vitit tjetër.

Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë fjalimit të tij në një fabrikë makinash në qytetin Volga. “Do të shpall kandidaturën për postin e presidentit të federatës ruse”, është shprehur ai.

Putin është në pushtet që në vitin 2000 ku ka shërbyer si Kryeministër dhe President i Federatës Ruse. Nëse ai do të fitojë në zgjedhjet e marsit ai do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2024.

Gazetarja televizive Ksenia Sobchak ka deklaruar se do të hedh kandidaturën e saj për presidente, por sondazhet e opinionit sugjerojnë se Putin do të fitojë sërish.

Ndërkohë lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është ndaluar zyrtarisht pasi është shpallur fajtor për akuzën e përvetësimit, akuzë për të cilën ai pretendon se është e motivuar politikisht.

Putini është një figurë popullore në Rusi, ku janë të shumtë ata që e shohin si një lider të fortë, nga ana tjetër kritikët e tij e akuzojnë atë për korrupsion dhe aneksim të paligjshëm të Krimesë, veprim i cili ka çuar në sanksione ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri