Rusi, vritet brutalisht babai me thikë nga tre vajzat e tij, ja arsyeja

Rusi, vritet brutalisht babai me thikë nga tre vajzat e tij, ja arsyeja

Tre motrat dhe babai

Mbarë opinionin publik së fundmi është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku tre motra adoleshente janë arrestuar pasi kanë vrarë me thikë babanë e tyre 57-vjeçar.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në kryeqytetin rus, Moske ku tre motrat Kristina 19 vjeçe, Angelina 18 vjeçe dhe Maria 17 vjeçe, rrezikojnë deri në 15 vite burg pas këtij krimi. Menjëherë pas vrasjes ato u shoqëruan në polici ku dhe pranuan krimit që kishin bërë.

Sipas dëshmis së tyre në polici vajzat kanë treguar se babai i tyre nuk ishte njeri por një monstër dhe se ai kishte abuzuar me to për vite të tëra. “Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte, të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë.”-ishin shprehur vajzat.

Ato torturoheshin në mënyrat nga më të ndryshme nga i ati. “Na detyronte të shtriheshim në tokë dhe të lepinim qimet e qenit tonë që kishim në shtëpi”- thanë motrat në polici.

Po ashtu edhe miq e të afërt konfirmuan në polici se babai i tyre ishte i tmerrshëm dhe abuzonte me to. Ai ishte dhe anëtar i një organizante kriminale në zonën ku jetonin. Bashkëshortja e tij, njëkohësisht dhe mamaja e tre vajzave e kishte lënë sepse nuk duronte dot më abuzimet dhe dhunën e tij.

Motrat pranuan në polici se ditën e vrasjes babai i tyre i kishte kërcënuar me thikë në apartamentin ku jetonin. Njëra prej motrave nuk ka duruar dhe ka reaguar duke e goditur me thikë.

Më pas ndërhynë dhe dy motrat e tjera të cilat e goditën edhe ato më thikë. 57-vjecari i plagosur u përpoq të arratisej por vdiq afër ashensorit ku edhe u gjet nga forcat e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqmet: 31/07/2018 13:44

    Nje monster i tille kete meriton.Vajzat nuk duhen burgosur por duhet te trajtohen me psikolog per tejkaluar gjendjen e shokut dhe ti kethehen jetes normale.Po ne se ai do munde ti vriste ato cdo humbte nje moster.Shoqeria do humbiste tre vajza ne rritje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!