Politikani rus, Boris Nemtsov një prej figurave kryesore të opozitës, pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë
Agjencia e lajmeve ruse, “Rusia Today” shkruan se Nemtsov është qëlluar me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit.
Bëhet e ditur se ish-zv/Kryeministri Boris Nemtsov ishte duke lëvizur në këmbë, bashkë me një femër, në momentin kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ndërsa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, raportohet vetëm se autorët udhëtonin me një automjet të bardhë.
Pas vrasjes ka reaguar Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ai e cilësoi vrasjes si një provokim.Putin ka urdhëruar udhëheqësit e drejtësisë të hetojnë vrasjen e Nemestos, ndërsa, ka paralajmëruar se personalisht do të mbikëqyrë këtë hetim.
/Shqiptarja.com

FOTO