
Palestinezët mbajnë një fotografi të Putin gjatë protestës në mbështetje të popullit të Gazës, 20 tetor 2023
Ministria ruse e Emergjencave ka thënë se 550 shtetas rusë, përfshirë 230 fëmijë, u evakuuan nga Rripi i Gazës javën e kaluar.
Rreth 6,500 shtetas të dyfishtë dhe të huaj janë larguar nga Gaza që nga rihapja e kalimit Rafah më 2 nëntor, duke përfshirë 689 persona që u larguan më 17 nëntor, sipas përditësimit të fundit të OKB-së, raporton Al Jazeera.
Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se nuk ka marrëveshje për lirimin e robërve të Hamasit në Gaza mes raporteve për një marrëveshje të afërt për lirimin e tyre.
Sipas tij, nuk kishte asnjë marrëveshje deri tani dhe kishte “shumë raportime të pasakta” në lidhje me lirimin e robërve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet









