Rusia akuzon NATO-n, Shqipërinë 
dhe BE-në për ndërhyrje në Maqedoni

Rusia akuzon NATO-n, Shqipërinë <br />dhe BE-në për ndërhyrje në Maqedoni
Rusia akuzon NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, se po përpiqen të imponojnë një qeveri pro-shqiptare në Maqedoni. Moska i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndalë ndërhyrjen në ato që i quan çështje të brendshme të Maqedonisë.
 
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka refuzuar ta mandatoj liderin social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni.
 
Moska ka reaguar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku akuzon vendet Perëndimore se po përdorin shqiptarët për të sjellë në pushtet një parti që humbi zgjedhjet, ndërsa kërkesat e shqiptarëve i quan ultimatume.
 
“Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Rusisë. Moska akzuon perëndimin se po dëshiron që të sjellë në qeveri një opozitë që ka pësuar disfatë”.
 
“Është e domosdoshme të ndalet intervenimi i jashtëm në punët e brendshme të Maqedonisë”, lexohet më tej në deklaratë.
 
Reagimi rus ka mbërritur pak pas mesazhit të drejtpërdrejtë të përcjellë nga Federica Mogherini një ditë më parë në Shkup, ky kryediplomatja e Bashkimit Europian i kërkoi Presidentit Gjorge Ivanov që të kthejë mbrapsht vendimin refuzues për mandatimin e Zoran Zaev.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike