Rusia: Analizat mjeko-ligjore konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

Rusia: Analizat mjeko-ligjore konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

1692879789_prigozhin.jpg

Rusia konfirmoi se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte midis të vdekurve nga rrëzimi i një avioni javën e kaluar në Rusi. Komisioni që po zhvillon hetimet tha se analizat gjenetike konfirmuan identitetin e shefit të grupit mercenar mes trupave të gjetur.

Rrëzimi i avionit privat ndodhi dy muaj pasi kryemercenari Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar kundër Kremlinit.

Autoritetet ruse konfirmuan se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte mes të vdekurve në aeroplanin e rrëzuar më 23 gusht. Media shtetërore ruse njoftoi se ai, shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksident. Hetuesit njoftuan të dielën se kishin identifikuar trupin e Prigozhinit.

Zëdhënësja e komisionit rus të hetimeve, Svetlana Petrenko, tha se "ekzaminimet gjenetike molekulare" të të 10 viktimave të aksidentit përputhen me individët në listën e personave në bordin e avionit.

Rrëzimi i avionit erdhi pikërisht dy muaj pasi mercenari Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar gjatë së cilës autokolonat ushtarake të grupit Wagner iu afruan Moskës rreth 200 kilometra. Ushtria mercenare e Prigozhinit ishte e angazhuar në luftën e Moskës kundër Kievit.

Presidenti Vladimir Putin foli për shtypin pas kërcënimit më të madh ndaj regjimit të tij që nga marrja e pushtetit, gati një çerek shekulli më parë.

“Po përballemi me tradhti. Ambiciet e paarsyeshme dhe interesat personale çojnë në tradhti ndaj shtetit, tradhti ndaj popullit dhe kauzës së përbashkët, për të cilën luftëtarët dhe komandantët e Wagner-it luftuan dhe vdiqën së bashku me njësitë dhe brigadat tona”, tha Presidenti Putin pas dështimit të kryengritjes së mercenarit Prigozhin.

Mbetet mister shkaku i rrëzimit të avionit me Prigozhinin në bord. Së fundmi Pentagoni hodhi poshtë një teori mbi rrëzimin e avionit.

“Aktualisht nuk kemi asnjë informacion që mbështet njoftimet e shtypit se një lloj rakete tokë-ajër e rrëzoi avionin. Ne vlerësojmë se ky informacion është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Ndërsa Presidenti Putin nuk ka marrë ende publikisht meritat për eleminimin e Prigozhinit, Presidenti Joe Biden thotë se nuk ka gjasa të ketë ndodhur pa bekimin ose dijeninë e zotit Putin.

Kremlini mohon zyrtarisht se ka ndonjë lidhje me rrëzimin e avionit, ndërsa vazhdon luftën kundër Ukrainës pa një nga elementët e saj themelorë, Grupin Wagner të udhëhequr nga Prigozhini./VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media ruse: Bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhin! Kievi kundër Papës: I jep zë propagandës imperialiste ruse


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim

Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim