Ukrainë- Rusia ka vijuar bombardimet ndaj territorit Ukrainas dhe këtë herë ndaj rajoneve në Poltava dhe Zaporizhzhia, aty ku ndodhet edhe centrali bërthamor.

Një person (burrë) u vra dhe 6 të tjerë u plagosën, mes të cilëve dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç, në qytetin juglindor të vendit, mbrëmjen e djeshme (24 Shtator).

Në rajonin e Poltava, në Ukrainën qendrore, rënia e mbeturinave nga dronët rusë të rrëzuar nga zjarri anti-ajror dëmtoi disa shtëpi dhe gjithashtu infrastrukturën energjetike, ndoshta linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar ndërprerje në të paktën 20 vendbanime.

“Ukrinform” dhe media të tjera ukrainase shkruajnë duke cituar administratat e rajoneve Zaporizhzhia dhe Poltava. Për fat të mirë nuk raportohet që bombat të kenë goditur në central, pasi pasojat do ishin katastrofike.