Lufta/ Putin urdhëron Ministrin e mbrojtjes ruse: Ndaloni kundërsulmin e Ukrainës deri në tetor! Rusia bombardon qytetin e Ukrainës, Odessa, 1 e plagosur

Instituti për Studimin e Luftës, duke cituar një burim të brendshëm, bëri me dije se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar Ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që të ndalojë kundërsulmin e forcave të armatosura të Ukrainës deri në muajin tetor.

"Një burim brenda Kremlinit pretendon se Putini i ka dhënë ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në front, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t'ua kthyer iniciativën trupave ruse", kështu thuhet në raportimin e medias ukrainase Ukrainska Pravda. 

Presidenti polak Andrzej Duda në një intervistë për gazetën polake Super Express foli mbi kërcënimet e kryeministrit të Polonisë, Morawiecki për të mos dërguar më armë në Ukrainë, i cili u shpreh se ishte dakord. Por ai shtoi se ata do t’u dërgojnë atyre pajisjet e vjetra kur ato të zëvendësohen me ato moderne.

Rusia ka kryer një sulm të ri ndaj Ukrainës në rajonin e Odessa me 19 dronë dhe 14 raketa, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën portuale, ku mbeti e plagosur edhe një grua.

Këtë fjë e bëri të ditur Guvernatori lokal Oleg Kiper përmes një postimi në Telegram. 

Sipas ushtrisë ukrainase, sulmi u krye me 19 dronë Shahed të prodhimit iranian, dy raketa supersonike Onyx dhe 12 raketa Kalibr. 

Të gjithë dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, por dëme të konsiderueshme u shkaktuan në vendpushimin bregdetar të Odessa, ku mori flakë një strukturë hoteli. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Zelensky nuk kandidon më në 2024-tën? Deklarata e Zonjës së Parë

Ndërsa Ukraina diskuton rreth asaj nëse do të mbajë apo jo zgjedhjet e ardhshme presidenciale ndërsa agresioni rus vazhdon, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska i tha CBS se nuk është e sigurt nëse burri i saj do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.

Gjatë një interviste tek  “Face the Nation”, u shpreh se aspiratat politike të presidentit ukrainas nuk e kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e saj personale.

Megjithatë, shtoi se nëse, ai zgjedh të kandidojë për një mandat të dytë,  ajo nuk do të ndihej aq ngurruese sa ndihej gjatë kandidimit të tij të parë në zgjedhjet presidenciale.

“Edhe kur kandidoi për herë të parë, unë nuk isha plotësisht dakord”,  i tha Zelenska korrespondentes së CBS, Margaret Brennan. “Por nëse ai kandidon përsëri, nëse e hedh këtë hap për herë të dytë sepse konsideron që është e nevojshme, atëherë mirë, ne tashmë e kemi një përvojë”, shtoi Zonja e Parë e Ukrainës, edhe pse siç tha, nuk është aspak e sigurt për këtë duke pasur parasysh situatën në vend.

“Do të varet shumë edhe nëse shoqëria jonë do të ketë nevojë për atë si president. Nëse ai ndjen që shoqëria ukrainase nuk e dëshiron më në krye të shtetit, ndoshta nuk do ta kandidojë. Unë vetë do ta mbështes në çdo lloj vendimi që do të marrë”, pohoi Zelenska.

Me gati një të pestën e Ukrainës të pushtuar nga forcat ruse, miliona të zhvendosur nga lufta dhe dhjetëra mijëra qytetarë që shërbejnë si ushtarë, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të ishte “praktikisht e pamundur” dhe “e pakujdesshme”, sipas zyrtarëve ukrainas dhe ekspertëve zgjedhore që folën për Washington Post.

Ora 13:08
OKB nis hetimet për nxitjen e gjenocidit nga mediat ruse

1695640119_kd.webp

Një grup hetuesish të Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se do të hapë hetime ndaj disa fjalimeve të përhapura nga mediat ruse që përbëjnë “nxitje për gjenocid” në Ukrainë.

Duke folur në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, kryetari i Komisionit Hetimor për Ukrainën, Erik Mose, shprehu shqetësimin "për akuzat për gjenocid në Ukrainë", duke paralajmëruar se "disa komente të transmetuara nga media ruse dhe media të tjera mund të përbëjnë nxitje për gjenocid.”

“Komisioni po vazhdon hetimet për këto çështje”, tha Mose, duke shtuar se komisioni po heton gjithashtu shkaqet e këputjes së digës hidroelektrike Kakhovka e vendosur në zonën nën kontrollin rus në rajonin Kherson (Ukraina jugore) qershorin e kaluar dhe ndikimi i saj në popullatë. 

Ora 11:50
Putin urdhëron Ministrin e mbrojtjes ruse: Ndaloni kundërsulmin e Ukrainës deri në tetor

1694512812_9823.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë urdhër ministrit të tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që të ndalojnë kundërsulmin e forcave të armatosura të Ukrainës deri në muajin tetor.

Këtë gjë e bëri me dije Instituti për Studimin e Luftës, duke cituar një burim të brendshëm. 

"Një burim brenda Kremlinit pretendon se Putini i ka dhënë ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në front, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t'ua kthyer iniciativën trupave ruse", kështu thuhet në raportimin e medias ukrainase Ukrainska Pravda. 

Kjo mund të tregojë se komanda ushtarake ruse mund të urdhërojë sulme të vazhdueshme me shpresën për të sjellë në krye kundërofensivën ukrainase, edhe nëse kjo i kushton humbje të mëdha aftësive ushtarake ruse.

Ora 11:26
Presidenti polak Duda: Ne nuk do dërgojmë armë të reja në Ukrainë, të vjetrat po

1695633946_duda.jpg

Presidenti polak Andrzej Duda në një intervistë për gazetën polake Super Express foli mbi kërcënimet e kryeministrit të Polonisë, Morawiecki për të mos dërguar më armë në Ukrainë, i cili u shpreh se ishte dakord. Por ai shtoi se ata do t’u dërgojnë atyre pajisjet e vjetra kur ato të zëvendësohen me ato modern.

“Si ai, po ashtu edhe unë thamë se nuk mund të dërgohet ndonjë pajisje e re që po blejmë aktualisht, si p.sh. K2 apo tanke K9. Ato duhet të shërbejnë për të forcuar ushtrinë polake. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të transferojmë kur pajisjet e vjetra të zëvendësohen me ato moderne, nuk e kam problem t'ua dërgoj ukrainasve", tha Duda.

Ora 08:30
BE: Pozicioni i Kinës për luftën në Ukrainë rëndon mbi imazhin e saj

1695623589_val.jpg

Refuzimi i Pekinit për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës "dëmton imazhin" e Kinës dhe "ekziston një rrezik reputacioni".

Komisioneri Evropian i Tregtisë, Valdis Dombrovskis, duke folur me studentët në Universitetin Tsinghua në Pekin, vuri në dukje se ky është një qëndrim që "dëmton imazhin e vendit, jo vetëm ndaj konsumatorëve evropianë, por edhe ndaj bizneseve". 

Dombrovskis, i cili është në një vizitë pesë-ditore në Kinë, do të bashkëkryesojë sot Dialogun e 10-të Dypalësh Ekonomik dhe Tregtar të Nivelit të Lartë me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)