Rusia ka hedhur bomba të fuqishme në zonat e banuara të qytetit Chernihiv, shkruan në rrjetin Telegram drejtuesi i këtij rajoni.
Vyacheslav Chaus postoi disa foto të asaj që ai tha se ishte një bombë FAB-500 e pashpërthyer, një bombë 500 kg e lëshuar nga avioni.
"Zakonisht kjo armë përdoret kundër objekteve ushtarako-industriale dhe strukturave të fortifikuara, Por në Chernihiv është përdorur kundër zonave të banuara", shkruan kreu i rajonit të Chernihiv.
Në këtë rajon raportohet se janë vrarë 17 persona nga bombardimet ruse


Foto e bombave të pashpërthyera në Chernihiv
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Izraeli vetëofrohet negociator mes Kievit dhe Moskës! Kryeministri Bennett 3 orë me Putin, 90 minuta me Scholz! Të hënën raundi i tretë i bisedimeve! Në Mariupol situatë katastrofike






