INDI - Rusia dhe India kanë nënshkruar një marrëveshje të re në fushën e mbrojtjes me vlerë prej 2.9 miliardë dollarë. Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi në kuadër të një vizitë që synon përforcmimin e lidhjeve tregtare dhe ushtarake.
Sipas marrëveshjes së nëshkruar nga dy palët India do të blejë 42 avionë ushtarakë dhe 17 helikopterë. Rusia ka qenë furnizuesi kryesor me armë i Indisë por në vitet e fundit ka humbur terren kundrejt disa kompanive të mëdha perëndimore.
Marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve kanë arritur aktualisht vlerën prej 10 miliardë dollarë në vit, por rritja ekonomike ka pësuar një rënie.
Putin u shpreh se dëshironte të rriste marrëdhëniet dypalëshe në 20 miliardë dollarë brenda vitit 2015.
Bisedimet e së hënës mes Putin dhe Kryeministrit Manmohan Singh u ndalën edhe mbi situatën e sigurisë në rajon, përfshirë edhe Afganistanin.
Në një artikull në gazetën Hindu Indisë, zoti Putin e përshkroi si një "hap historik" partneritetin strategjik mes dy vendeve nënshkruar në vitin 2000.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com