Pas ideologut të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili përkrahu publikisht protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas raportimeve se ky i fundit kishte akuzuar Rusinë dhe Iranin si “duart e huaja” që fshihen pas protestave të dhunshme në Tiranë.
Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zaharova i thotë Ramës që të mos ua hedhë fajin të tjerëve për situatën në vend, duke shkruar se janë vetë qytetarët shqiptarë që kanë dalë në protesta.
Postimi i plotë i Maria Vladimirovna Zaharovës
Mediat: “Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.”
“Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t'ua hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet tuaja të brendshme.”
Lajmi kryesor:
Protestat/ Rama: Kurth që kërkon gjak! Dhuna s’është zgjidhje, ta harrojnë se është çështje ditësh! Rusia dhe Irani, duart e huaja pas protestës! Në lojë e ardhmja e Shqipërisë në BE






