Rusia ka njoftuar se në pjesën kufitare me Ukrainën do të ndërtojë një mur të sigurisë në lartësinë 2 metra, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Departamenti i ruajtjes së kufirit të rajonit Rostov i shërbimeve të sigurisë federale të Rusisë në faqen e internetit ka publikuar njoftimin e tenderit për ndërtimin e një muri të sigurisë me gjatësi 3.22 kilometra dhe me lartësi 2 metra në kufirin me Ukrainën.
 
Sipas rregullave të tenderit parashikohet se kostoja e murit i cili do të jetë i pajisur me tela me gjemba të kalojë 9.9 milionë ruble (afërsisht 150 mijë dollarë).
 
Gjithashtu theksohet se muri i cili do të ndërtohet me qëllimin për të parandaluar aktivitetet e jashtëligjshme duhet të përfundohet deri me 1 dhjetor 2015.
 
Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, Rusia forcoi zonën kufitare prej 140 kilometra me Ukrainën. Sipas njoftimeve zyrtare theksohet se punimet për forcimin e kufirit krahas trafikimit të armëve dhe armatimeve ndërmerren me qëllimin për të parandaluar kalimet e jashtë-ligjshme me mjete nga Ukraina.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )