Administrata e emëruar nga Rusia në Kherson, në jug të Ukrainës, do t'i kërkojë Moskës të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar një zyrtar qeveritar.
Kirill Stremousov, nënkryetari i asaj që Rusia e quan "administrata rajonale civile-ushtarake" e Kherson, i tha RIA se duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin Kherson.
“Duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin Kherson. Ne do ta kërkojmë këtë se këtë e kërkon e gjithë popullata”, tha ai.
"Kjo është thelbësore dhe do të jetë një garantues i sigurisë për rajonin dhe banorët e tij”, shtoi Stremousov
Qyteti i Khersonit, i cili përshkon lumin Dnieper dhe Detin e Zi në Ukrainën jugore, ishte një nga rajonet e para që ra nën kontrollin rus.
Analistët thonë se zona është me vlerë strategjike pasi kontrolli i saj do t'i lejonte Rusisë të bllokonte hyrjen e Ukrainës në det dhe të lidhë territoret në Donetsk dhe Luhansk me Krimenë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror









