Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë

Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë

Rusia do të ndalojë furnizimin e gazit në Poloni nga nesër në mëngjes, ka thënë kompania shtetërore polake e gazit natyror PGNiG.

Gazprom e justifikoi pezullimin sipas rregullave të reja të pagesave të shpallura më 31 mars, sipas të cilave "vendet jomiqësore" duhet të paguajnë për gazin rus në rubla. PGNiG ka refuzuar të paguajë në monedhën ruse.

Megjithatë, pezullimi i furnizimit nuk do të krijojë një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet në Poloni. PGNiG tha se magazinimi i saj nëntokësor i gazit është pothuajse 80% i mbushur dhe vera po vjen, kështu që kërkesa është më e ulët.

Gjithashtu, Polonia ka burime alternative të furnizimit. Ajo ka një terminal të gazit natyror të lëngshëm (PNG) në Swinoujscie në bregdetin Baltik dhe lidhje me tubacionet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.


Lajmi kryesor:

Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA