Rusia do të shpallë aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, shefi i OKB-së: Do të ishte 'përshkallëzim i rrezikshëm'

Rusia do të shpallë aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, shefi i OKB-së: Do të ishte 'përshkallëzim i rrezikshëm'

‘Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një "përshkallëzim të rrezikshëm" që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon”, deklaroi  këtë të enjte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

"Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet," u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë të premten dokumente që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë pretendimet territoriale që ushtria ukrainase po kërcënon t'i kthejë në fushën e betejës.

Ky është një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, teksa konfirmon se Putini po ecën përpara me luftën e tij kundër Ukrainës, pavarësisht se pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj, duke pësuar një disfatë të konsiderueshme. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Inteligjenca e BE-së: Anijet ruse prezente në shpërthimet e Nord Stream! Nesër Rusia feston aneksimin e territoreve ukrainase! Përgjimet e ushtarëve rusë: Putini, i çmendur


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia