
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka denoncuar këtë të enjte planin rus për aneksimin e katër zonave ukrainase që pritet të shpallen të premten në Moskë.
Blinken tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
“Referendumet e rreme të Kremlinit janë një përpjekje e kotë për të maskuar atë që përbën një përpjekje të mëtejshme për grabitje toke në Ukrainë”, tha Blinken.
“Për të qenë të qartë: rezultatet u orkestruan në Moskë dhe nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Inteligjenca e BE-së: Anijet ruse prezente në shpërthimet e Nord Stream! Nesër Rusia feston aneksimin e territoreve ukrainase! Përgjimet e ushtarëve rusë: Putini, i çmendur










