‘Rusia, e gatshme tu shesë armë të avancuara aleatëve’, Putini mburret me teknologjinë ushtarake të Moskës

‘Rusia, e gatshme tu shesë armë të avancuara aleatëve’, Putini mburret me teknologjinë ushtarake të Moskës

Vladimir Putin

1660580333_1660580263putini.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska është e gatshme t'u shesë armë të avancuara aleatëve në nivel global dhe të bashkëpunojë në zhvillimin e teknologjisë ushtarake.

Kjo deklaratë vjen gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, ku Rusia është komentuar për “performancë të dobët ushtarake”. Putin, megjithatë, këmbëngul se armët ruse janë shumë më të avancuara se armët e konkurrentëve.

Gjatë deklaratës, Putini vlerësoi lidhjet e të forta me Amerikën Latine, Azinë dhe Afrikën, dhe tha se Rusia " është e gatshme t'u ofrojë partnerëve dhe aleatëve llojet më moderne të armëve - nga armët e vogla te automjetet e blinduara dhe artileria, avionët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot", tha ai.

Putini shtoi se Rusia mund të ofrojë modele dhe sisteme të reja.

“Po flasim për armë dhe automatikë robotikë me precizion të lartë për sisteme luftarake të bazuara në parimet e reja fizike. Shumë prej tyre janë vite, ose ndoshta dekada përpara homologëve të tyre të huaj dhe për nga karakteristikat taktike dhe teknike janë dukshëm më superiorë ndaj tyre”, u shpreh Putin.

Analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ajo që ata e konsiderojnë ‘performancë të dobët të trupave dhe armatimeve ruse në Ukrainë’ mund t'i bëjë eksportet e armëve të Moskës më pak tërheqëse për blerësit potencialë.

Ukraina ka përdorur armatimin e furnizuar nga SHBA, veçanërisht sistemet e avancuara të raketave HIMARS, prej të cilave Rusia ka marrë një sërë goditjesh të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një baze ajrore në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, javën e kaluar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardimi rus me 100 viktima në Kharkiv, Moska: Ishin mercenarë


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet