Rusia firmos tërheqjen nga Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore

Rusia firmos tërheqjen nga Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që pezullon pajtueshmërinë e vendit të tij me Traktatin e Armëve Bërthamore për raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, traktat i nënshkruar që nga epoka sovjetike.

Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore (INF), nënshkruar nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, ndalonte lëshimin e raketave nga toka në rastet e një lufte bërthamore në një distancë prej 500 deri në 5 500 kilometra.

SHBA bënë të ditur këtë vit se do të pezullonin pjesëmarrjen në traktat me pretendimin se Rusia e kishte shkelur atë duke zhvilluar një raketë të aftë për të vepruar brenda rrezes së ndaluar.

SHBA i kishin vendosur Rusisë si afat muajin gusht, ndryshe SHBA do të tërhiqej zyrtarisht nga marrëveshja.

SHBA-ja njoftoi në shkurt tërheqjen nga traktati i rëndësishëm për raketat bërthamore me këto rreze veprimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë