Më 1 mars, ushtria ruse sulmoi kullën e një stacioni televiziv kombëtar në Kiev, e mesa duket në radhët e shkatërrimeve nga sulme ruse, në objektiv janë dhe shkatërrimi i të gjitha mjeteve informuese dhe bllokimi i sinjaleve të mjeteve kompjuterike e satelitore me qëllimin e izolimit të Ukrainës nga kontakti me botën dhe arritjen e vendosjes së pushtetit total rus.
Nëse Rusisë do t’i duhet shkatërrimi i një kulle televizive gjatë transmetimit sikurse bëri në 1 mars në Kiev,mbase do t’i duhet ta shkatërrojë me lehtë me një raketë sesa me kodim kompjuterik. Rusia deri tani i ka treguar botës vetëm për fuqinë e tmerrshme të armëve konvecionale.
Mjetet digjitale mund të bëjnë shumë gjëra, por ato nuk mund të rrafshojnë një ndërtesë, të shkatërrojnë një tank ose t'i japin fund drejtpërdrejt një jete të pafajshme.
Analisti kryesor i sigurisë kibernetike Dmitri Alperovitch ishte një nga njerëzit e parë që parashikoi se Putini do të pushtonte Ukrainën. Sipas tij është plotësisht e pritshme që lideri rus të urdhërojë sulme kibernetike ndaj Perëndimit si përgjigje e tij ndaj sanksioneve ekonomike.
"Rusia nuk do ta pranojë atë duke e marrë shtruar” tha ai në një ngjarje të fundit të organizuar nga Instituti i Mendimit Alperovitch- “Do të hakmerret kundër Perëndimit, duke përfshirë edhe hapësirën kibernetike”
"Ata janë padyshim mjaft të zënë tani, duke ndjekur çfarë ndodh në Ukrainë, nuk mendoj se janë të interesuar të përshkallëzojnë më tej luftën dhe të kenë një ‘grindje’ kibernetike me Perëndimin derisa ta marrin Ukrainën nën kontroll, por sapo të fillojnë të përmbushin objektivat e tyre ushtarake në terren në Ukrainë, ata mund të kthehen duke parë drejt Perëndimit.”
Sipas Alperovich targeti i ardhshëm i Rusisë është cenimi i infrastrukturës energjetike në Evropë, po ashtu dhe në SHBA, e pas kësaj mund të sulmojë dhe infrastrukturën financiare të tyre si hakmarrje dhe përgjigje e drejtpërdrejtë për sanksionet të cilat i janë vendosur.
Komente







Putinin dhe mosken i kane sulmuar. Kane dale dokumente te tipit “wikileaks” rreth 260 GB dhe ne rusisht. S’kane c’te bejne me ruset ore vella. Kane ngele brenda.
Përgjigju