Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias

Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias

Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ukrainas të Zaporizhias sot herët në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë në qytetin afër termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, tha guvernatori i rajonit kryesisht të pushtuar nga Rusia. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit të tij kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia i ka aneksuar.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhias, Oleksandr Starukh tha përmes një mesazhi të publikuar në platformën Telegram se shumë njerëz u shpëtuan nga ndërtesat shumëkatëshe, përfshirë një vajzë 3-vjeçare e cila u dërgua në spital për trajtim.

“Armiku kreu një sulm me raketa ndaj ndërtesave të banimit natën, kur njerëzit po flinin. Dy kate të sipërme të një ndërtese janë shkatërruar. Njerëzit ishin nën rrënoja. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit bënë gjithçka për të nxjerrë viktimat nga rrënojat dhe për të minimizuar numrin të vdekurve. Armiku po terrorizon popullatën paqësore. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë”, tha ai.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia ka thënë se i ka aneksuar.

Autoritetet rajonale raportuan një tjetër sulm me raketa më vonë në mëngjes, por nuk kishte detaje të menjëhershme për viktimat apo objektivat e goditura.

Zaporizhzhia është një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe aty ndodhet një central bërthamor që është nën kontrollin rus. Qyteti me të njëjtin emër mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra tjetrën për bombardimet rreth centralit bërthamor, në të cilat janë dëmtuar disa nga ndërtesat përreth tij dhe kanë rrezikuar shkaktimin e një katastrofe bërthamore. Gjashtë reaktorët e centralit bërthamor janë mbyllur, një akt që Presidenti ukrainas e quajti sot “shantazh bërthamor”.

“Pushtimi nga Rusia i centralit bërthamor në Zaporizhia është bërë për të ushtruar trysni ndaj botës dhe Ukrainës. Besoj se ai tashmë po na bënë shantazh bërthamor dhe tani kemi krizë të furnizimit me energji”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia godet me raketa qytetin ukrainas të Zaporizhias


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari