Rusia kërcënon për mbylljen e
Facebookut: Respektoni ligjet tona

Rusia kërcënon për mbylljen e<br />Facebookut: Respektoni ligjet tona
Shërbimi i Kontrollit rus të Kontrollit dhe Komunikacionit  ka kërcënuar me bllokimin e rrjetit social Facebook.

Nga viti i ardhshëm  nëse kjo kompani nuk respekton ligjet e Rusisë  të internetit të cilat sipas autoriteteve ruse, nuk janë marrë në konsidertaë nga kompania e Facebookut.
 
Në ditën e sotme, drejtori i trupit rregullator të mediave ruse Roskomnadzor, Aleksandar Zharov ka thënë se do të angazhohem që Facebook  të përshtatet me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, transmeton  Anadolu Agency (AA).
 
Ligji i internetit në Rusi kërkon që kompanitë e huaja të dorëzojnë tek autoritetet të dhënt personale të cilat  kanë hasur në kritika të forta dhe padiskutim ka ndikuar në raportet me kompaninë në fjalë.
 
Ndër të tjera , Aleksandar Zharov ka deklaruar se është mëse e qartë se Facebook është një kompani me platformë unike, por nëse nuk respektojnë paralajmërimet tona dhe porositë, ne do të bllokojmë Facebookun, ka përfunduar drejtori i trupit rregullator të mediave ruse Roskomnadzor.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)