RUSI- Rusia i kundërpërgjigjet deklaratave të fundit të BE dhe SHBA-së duke parashikuar pezullimin e inspektimeve të huaja për arsenalin e saj të armëve bërthamore dhe arsenaleve të tjera strategjike. Duke parë situatën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes Ruse ka deklaruar se "kërcënimet" e Perëndimit janë të papranueshme dhe se kjo ministri do i përgjigjet këtyre sulmeve.
”Kërcënimet e pabazuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s kundër Rusisë lidhur me politikën e saj ndaj Ukrainës konceptohen nga ne si një gjest jomiqësor që na mundëson të shprehemi për rrethana të jashtëzakonshme”, deklaroi një zyrtar i lartë i ministrisë i cilinuk e bëri të ditur identitetin e tij, në një komunikatë për agjencitë ruse të shtypit.
”Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në përgjigje të deklaratave të Pentagonit lidhur me pezullimin e bashkëpunimit mes minstrive të Mbrojtjes së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha funksionari lartë.
Ditën e hënë të javë së shkuar, më 2 mars, në vijim të ngjarjeve në Ukrainë dhe Krime, Pentagoni vendosi të ndërpresë lidhjet ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Inspektimet që Rusia pritet t'i ndërpresë, zhvillohen në kuadrin e Traktatit të reduktimit të armëve strategjike, i quajtur START dhe i nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, dhe të Dokumentit të Vjenës i miratuar me vendet anëtare të OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë).
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com