Në një sesion të legjislaturës ruse është bërë thirrje për masa më të forta të sigurisë dhe për dënime më të ashpra për aktivitetet që lidhen me terrorizmin. Ligjvënësit e Dumës së Shtetit dhe të Këshillit të Federatës kanë hezituar t’iu bëjnë thirrje zyrtarëve rusë që të heqin moratoriumin mbi dënimin me vdekje për raste të tilla.
Takimi i jashtëzakonshëm, i cili ka përfshirë edhe udhëheqës fetarë, është zhvilluar vetëm pak ditë pasi Moska ka konfirmuar se aeroplani rus, që është rrëzuar muajin e kaluar në Gadishullin Sinai të Egjiptit, është hedhur nga bomba e vendosur në bord.
Të 224 njerëzit brenda kanë vdekur. Takimi po ashtu ka pasuar sulmet e javës së kaluar në Paris, që kanë lënë të vrarë 130 veta.
Militantët e grupit radikal Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për të dyja rastet. Në seancën e së premtes, ligjvënësit kanë mbështetur thirrjen e presidentit rus, Vladimir Putin për krijimin e një koalicioni tjetër ndërkombëtar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Siri.
“Terrorizmi duhet të shpallet krim dhe të ndiqet penalisht pa mëshirë nga të gjitha vendet në planet”, thuhet në rezolutën e ligjvënësve rusë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre – që kanë krijuar një koalicion ndërkombëtar më shumë se një vit më parë – kanë hezituar deri më tash të bashkojnë forcat me Rusinë
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)