Rusia ka prodhuar kokat e para bërthamore për super-silurin Poseidon, mund të vendosen në nëndetëse bërthamore Belgorod

Rusia ka prodhuar kokat e para bërthamore për super-silurin Poseidon, mund të vendosen në nëndetëse bërthamore Belgorod

nëndetëse bërthamore

Rusia ka prodhuar kokat e para bërthamore për super-silurin Poseidon që do të vendosen në nëndetëse bërthamore Belgorod. Kjo u bë e ditur nga një burim "i afërt" me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse për agjencinë Tass. 

Mobilizimi i nëndetëses ruse Belgorod dhe rreziku që ajo të mbajë super silurin Poseidon - i njohur edhe me emrin e koduar projekti Status-6, 24 metra i gjatë me diametër 1.6 metra, me lëvizje bërthamore dhe me rreze maksimale 10.500. km dhe një ngarkesë bërthamore në kokën e luftës prej 2 deri në 5 megaton - ngriti alarmin në mbarë botën në fund të vitit 2022.

Sipas burimeve ruse, siluri bërthamor Poseidon, i njohur gjithashtu si "arma e apokalipsit", mund të godasë objektivin " në një distancë prej qindra kilometrash” dhe i lënw zonat  krejtësisht të “pabanueshëm për dekada” për shkak të valëve radioaktive.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Gjithçka po ecën sipas planit! Në Dnipro 40 të vdekur në ndërtesën e goditur nga raketa


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem